text
stringlengths
29
7.68k
<bos>Grindje në familje? Miley Cyrus flet si rrallëherë<eos>
<bos>Miley Cyrus ka thyer heshtjen mbi lajmet se në familjen e saj ka tensione të forta. Këngëtarja postoi një deklaratë të ndjerë në InstaSotry ku u dha fund thashethemeve për raportet e acaruara me të ëmën, Tish Cyrus-Purcell dhe të atin, Billy Ray. Ditët e fundit Miley u vendos në qendër të vëmendjes pasi u vu re...
<bos>Mel Gibson do të shpëtojë industrinë e filmit?<eos>
<bos>Ata që punojnë në industrinë e filmit në Australi po i kërkojnë aktorit Mel Gibson të bëjë atë që bën në filmat e tij aksion ku del gjithmonë nga një situatë e vështirë, duke bindur Presidentin e SHBA-së Donald Trump të heqë dorë nga vendimi për vendosjen e tarifave ndaj filmave të huaj. Tarifat do të shkaktonin ...
<bos>Legjenda e muzikës Smokey Robinson akuzohet për abuzim seksual<eos>
<bos>Katër ish-shërbyese kanë paditur legjendën e muzikës, Smokey Robinson, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me to për vite me radhë. Ato kërkojnë një dëmshpërblim prej 50 milionë Dollarë dhe theksojnë se bashkëshortja e tij ka mbuluar këto ngjarje të cilat kanë ndodhur nga viti 2007 deri në vitin 2024. Jo v...
<bos>Shtatzëninë e Rihanna e zbuloi… Shakira!<eos>
<bos>“Hips don’t lie” thotë Shakira në këngën e saj, por duket se as goja s’i thotë gënjeshtra. Në tapetin e Met Gala, ishte 48-vjeçarja e cila zbuloi e para shtatzëninë e Rihanna përpara se ylli të mbërrinte në eventin më të madh të modës. “Mezi po pres ta shoh”,tha Shakira për NBC News.“Dhe sapo e mora vesh lajmin”...
<bos>Pas 24 vitesh martesë, bashkëshorti i stilistes së famshme deklaron se është homoseksual<eos>
<bos>Barry Diller, bashkëshorti i stilistesDiane von Furstenbergka rrëfyer për herë të parë raportet e kaluara me meshkujt duke pranuar se është homoseksual. “Ndërsa në jetën time ka pasur burra shumë të mirë, ka qenë vetëm një grua dhe ajo s’ishte e pranishme derisa unë bëra 33 vjeç”,shkruan miliarderi në një ese pë...
<bos>“Ku është Ariana Grande, Lady Gaga, Beyoncé…?! Të famshmit që nuk morën pjesë në Met Gala 2025<eos>
<bos>Ndërkohë që shumë të famshëm u bënë bashkë këtë të hënë të parë të muajit Maj, në eventin madhështor tëMet Gala 2025,shumë të tjerë nuk u panë të debutonin në tapetin blu. Për një arsye apo për një tjetër, shumë këngëtarë dhe personazhe të Hollywood-it nuk ishin pjesë e Met Gala 2025. Nga ana tjetër shumë të fam...
<bos>Kapele e kostume! Yjet shkëlqyen më fort se kurrë në Met Gala 2025<eos>
<bos>Plot stil, yjet u shfaqën në Met Gala 2025. Eventin e këtij viti e kryesuan Colman Domingo, A$AP Rocky, Lewis Hamilton, Pharrell Williams dhe kryeredaktorja e revistës së famshme “Vogue” Chief Anna Wintour. Me kostumet elegante dhe kapelet që dominonin në pjesën më të madhe, ne kemi përzgjedhur fotot më të bukura ...
<bos>“Po funksionon me standarde të dyfishta”, kritikët ‘sulmojnë’ Eurovision<eos>
<bos>Zvicra do të presë Festivalin e Këngës në Eurovision javën e ardhshme për herë të parë që nga viti 1989, por këtë vit janë shtuar polemikat ndaj organizatorëve të kompeticionit muzikor. Kjo për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit që këtë vit përfaqësohet nga Yuval Raphael, e mbijetuar mes sulmeve nga Hamasi të 7 Te...
<bos>24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?<eos>
<bos>Liam Payne ka lënë pas një pasuri prej 24 milionë paundësh pas vdekjes së tij, sipas të dhënave zyrtare. Ish-anëtari i One Direction ndërroi jetë në tetor të vitit të kaluar në Argjentinë dhe nuk kishte lënë testament. Nëse dikush nuk lë një testament para vdekjes, ligji përcakton se fëmijët trashëgojnë pronën n...
<bos>Pas një poze në Met Gala 2025, një histori e trishtë! Bebe Rexha zbulon se ka qenë shtatzënë dhe vuan nga infertiliteti<eos>
<bos>Mes yjeve që morën pjesë nëMet Gala 2025ishte dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha. Kjo ishte hera e saj e parë, që merrte pjesë në një event të Met Gala. Megjithatë ky event madhështor nuk përfundoi shumë mirë për Bebe Rexhën. Pas një buzëqeshjeje të ëmbël në foto, u zbulua një histori e trishtë e fsh...
<bos>Së shpejti tre…partnerja e Ernest Muçit ndan lajmin e ëmbël!<eos>
<bos>Lajme të bukura për Ernest Muçin! Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe e fejuara e tij, Klea Verri do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi është zbuluar nga Klea, përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë një foto me bikini ku duket barku i rrumbullakosur, shoqëruar edhe me ikonën e një...
<bos>Tragjike! Aktorja e Netflix shuhet në moshën 11-vjeçare. Pësoi 12 arreste kardiake…<eos>
<bos>Aktorja e mitur braziliane, Millena Brandao, ka ndërruar jetë në moshën 11-vjeçare pas 12 arresteve kardiake. Ajo u shtrua në Spitalin e Përgjithshëm të San Paulos të Brazilit ditën e Mërkurë, vetëm për të ndërruar jetë pas 2 ditësh në mënyrë tragjike. Lajmi është konfirmuar nga vetë e ëma e aktores, Thays Branda...
<bos>Bebi numër tre është rrugës… Rihanna surprizon të gjithë në Met Gala 2025<eos>
<bos>Rihannapadiskutim që di se si t’i surprizojë fansat dhe të tërheqë vëmendje edhe në evente të mëdha ku marrin pjesë qindra të famshëm. Këngëtarja ka zgjedhur gjithmonë që shtatzënitë e saj t’i zbulojë në mënyra mbresëlënëse dhe të veçanta. Në vitin 2023 ajo zgjodhiSuper Bowlpër të zbuluar shtatzëninë e saj të dyt...
<bos>Këto janë çantat më të kushtueshme në botë<eos>
<bos>Edicione të limituara, me lëkura ekzotike, e detaje të çmuara që i kanë zili edhe stolitë më brilante. Çantat më të kushtueshme të botës, thesare elitare që shiten në ankande, të destinuara vetëm për kategoritë e superDivave, ose një grupi shumë të ngushtë me buxhete të pallogaritshme. Ndër brandet e modës në maj...
<bos>“Pretty Woman 2?” Richard Gere ka një kusht<eos>
<bos>Një vajzë nga rruga që hyn në jetën e një të pasuri dhe i vjedh zemrën? Historia e “Pretty Woman” mund të vijojë, por me një kusht. Richard Gere ka zbuluar për “People” se ka një mënyrë të vetme sesi filmi mund të realizojë një pjesë të dytë. “E gjitha varet nëse ka apo jo një skenar të mirë”,tha 75-vjeçari. F...
<bos>Princi Harry kërkon të pajtohet me familjen mbretërore: S’e di sa kohë i ka mbetur babait tim<eos>
<bos>Princi Harry shprehet i gatshëm për t’u pajtuar me familjen mbretërore, por thotë se i ati, mbreti Charles III “nuk i flet”. “Ka pasur shumë mosmarrëveshje, dallime mes meje dhe disa anëtarëve të familjes sime”, tha ai në një intervistë përBBC News. “Sigurisht ata s’do të më falin për shumë gjëra… por s’ka kupti...
<bos>Nis gjyqi i Sean “Diddy” Combs, reperi shpreh nervozizëm para gjykatësit<eos>
<bos>Gjyqi i Sean “Diddy” ka nisur sot nëNew York. Juria e mundshme që do të marrë pjesë po pyetet nëse kanë histori të lidhura me abuzimin seksual apo ngjarje të tjera dhe nëse mund të tregohen të paanshëm. Diddy është i shoqëruar nga një ekip i konsiderueshëm avokatësh ndërsa juria hyn një e nga një për t’iu përgji...
<bos>Parandalohet sulmi në koncertin e Lady Gaga<eos>
<bos>Policia braziliane ka parandaluar një sulm me bombë të planifikuar në koncertin e Lady Gaga-s në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro të shtunën ku morën pjesë rreth 2 milionë persona. Policia e shtetit të Rio de Janeiros bëri të ditur se të dyshuarit kishin rekrutuar pjesëmarrës në koncert për të kryer sulmin du...
<bos>Rikthimi i Lady Gaga në Brazil, mbi 1.6 milionë njerëz marrin pjesë falas në koncert<eos>
<bos>Ikona amerikane e muzikës pop, Lady Gaga, u ngji në skenë në plazhin Copacabana të Rio de Janeiros në një koncert falas që tërhoqi më shumë se 1.6 milionë njerëz teksa u cilësua një nga më të mëdhenjtë e karrierës së saj. Qyteti pritës i Lojërave Olimpiketë vitit 2016 po organizon ngjarje të mëdha falas me yje gl...
<bos>Veprimi i David Beckham tensionon raportet me Brooklyn dhe Nicola Peltz<eos>
<bos>David Beckham ka refuzuar që të festojë ditëlindjen bashkë me djalin, Brooklyn Beckham dhe bashkëshorten e tij, Nicola Peltz. SipasTMZ, javën e shkuar çifti fluturoi drejt Londrës për 50-vjetorin e ish-futbollistit. Burime për median kanë konfirmuar se kur dyshja kërkoi të takoheshin përpara festës, kërkesa e ty...
<bos>Grupi i rock-ut “Green Day” nderohet me yll në Hollywood<eos>
<bos>Grupi rok “Green Day” u nderua në Los Angeles me një yll në Hollywood Walk of Fame. I formuar në vitin 1986, ky grup muzikor pati sukses të madh me publikimin e albumit të tyre në vitin 1994, “Dookie”, i cili shiti mbi 12 milionë kopje dhe përmbante hitet “When I Come Around” dhe “Basket Case”. Anëtari i grupit ...
<bos>Mes betejës ligjore me Justin Baldoni, Blake Lively gjen “një strehë”<eos>
<bos>Blake Lively ka rrëfyer ku e ka gjetur mbështetjen përgjatë këtij viti që i është dashur të përballet ligjërisht me Justin Baldoni. Aktorja tha se bashkëshorti, Ryan Reynolds dhe 4 fëmijët e tyre kanë qenë “streha” e saj. “S’është habi, kam pasur një vit shumë intensiv. Ata janë streha ime. S’ka rëndësi çfarë dit...
<bos>Bazeli bëhet gati për të pritur Eurovizionin<eos>
<bos>Bazeli po bëhet për festivalin e Eurovisionit, ndërsa mijëra fansa pritet të mblidhen në qytetin zviceran nga data 12 deri më 17 Maj. Finalja, e cila u ndoq nga 163 milionë shikues në të gjithë botën vitin e kaluar, do të zhvillohet më 17 Maj në arenën St. Jakobshalle të Bazelit, një vend shumëfunksional që është...
<bos>I përlotur, babai i Virginia Giuffre shpalos dyshimet: Nuk ishte vetëvrasje<eos>
<bos>Babai i Virginia Giuffre nuk beson që e bija ështëvetëvrarë dhe këmbëngul se “dikush tjetër shkoi tek ajo”. Në një intervistë për Piers Morgan, Sky Roberts thotë se “s’ka asnjë mënyrë” që e bija e cila ishte paditësja e princit Andrew, të jetë vetëvrarë dhe ka diçka të dyshimtë në mes. “Së pari, s’mundesha as ta...
<bos>Kate dhe William festojnë 14-vjetorin e martesës në Skoci<eos>
<bos>Pas pasigurive dhe sfidave të vitit të kaluar, nga sëmundja e Kate Middleton, Princi dhe Princesha e Uellsit duken më të bashkuar se kurrë. Çifti mbretëror është kthyer sërish në detyrë, këtë herë me një vizitë zyrtare në ishullin Mull, vendi ku, në fillim të viteve 2000, nisën historinë e tyre të dashurisë si st...
<bos>Calvin Harris do të bëhet baba për herë të parë<eos>
<bos>Calvin Harris dhe Vick Hope do të bëhen prindër për herë të parë. Thashethemet për shtatzëninë e prezantueses së njohur filluan pas intervistës së Hope me aktoren Florence Pugh që u transmetua në BBC Radio 1. Menjëherë pas transmetimit të intervistës, prezantuesja ndau disa foto në rrjetet sociale, në të cilat b...
<bos>Tom Cruise dhe Ana de Armas me pushime romantike<eos>
<bos>Nuk duket rastësi që aktorët Tom Cruise dhe Ana de Armas shfaqen së bashku në vende të ndryshme të botës. Së fundmi, dyshja e famshme ishin në një fluturim me helikopter në Londër ku vetë Crusie ishte pilot dhe mes tyre po lulëzon vërtet një romancë. Sipas revistës “People”, dy aktorët mund ta kenë festuar së ba...
<bos>I akuzuar për abuzime seksuale, P. Diddy “kryeneç” në gjyq! Nuk pranon propozimin…<eos>
<bos>Ditën e djeshme, të enjten e 1 Majit,Sean Diddy Combsdoli para trupës gjykuese ku mbi të rëndojnë një srë kallëzimesh për abuzim seksual. Toagt e zeza i bënë P. Diddy-t një propozim, megjithatë ky i fundit u tregua shumë “kryeneç” duke mos e pranuar. Gjyqtari Arun Subramanian i sugjeroi reperin që nëse do të pran...
<bos>Ylli i filmit ikonik “Carrie” ndërron jetë në moshën 100-vjeçare<eos>
<bos>Priscilla Pointer, aktorja e “Dallas” dhe “Carrie”, ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare. Lajmiështë njoftuar nga vajza e saj, Amy Irving përmes rrjeteve sociale, e cila shkroi se aktorja “ndërroi jetë paqësisht në gjumë në moshën 100-vjeçare, me shpresë për t’u takuar me dy bashkëshortët e saj që e adhuronin d...
<bos>“Nuk e di se kur do të kthehem…”, të shtunën koncerti i fundit i Dafina Zeqirit<eos>
<bos>Këngëtarja e njohurDafina Zeqiri, e cila është në një pritje të ëmbël ka lajmëruar këtë të premte koncertin e saj të fundit. Me anë të një postimi emocionues në “Thread” reperja u tha fansave se koncerti i saj i fundit do të jetë këtë të shtunë. Dafina ka thënë se ky do të jetë koncerti i saj i fundit deri në një...
<bos>Robert De Niro mbështet të bijën që deklaroi se është transgjinore: S‘e kuptoj ku është problemi<eos>
<bos>Robert De Niro ka shprehur mbështetje për vajzën e tij, Airyn e cila zbuloi se është transgjinore. Aktori 81-vjeçar është shprehur përPeoplese nuk ka ndryshuar asgjë në dashurinë e tij për të bijën. “E kam dashur dhe mbështetur Aaron si djalin tim dhe tani dua dhe mbështes Airyn si vajzën time. S’e kuptoj cili ë...
<bos>Padyshim ikonike! Dua Lipa mori gjithë vëmendjen me fustanin “Schiaparelli”<eos>
<bos>Nëse ke humbur koleksionin e Javës së Modës në Paris në Shkurt, nuk ka problem. Për këtë kujdeset këngëtarja shqiptare me famë botëroreDua Lipa. Edhe pse moda ka marrë një kthesë drejt prerjeve vintage edhe në tapetin e kuq, të famshëm siDua Lipaapo Miley Cyrus shkojnë disi kundër rrymës. Lipa u shfaq mbresëlënse...
<bos>Vajza e Robert De Niro deklaron se është transgjinore<eos>
<bos>Vajza e Robert De Niro, Airyn ka deklaruar se është një grua transgjinore. Ajo ka përshkruar rrugëtimin e saj në kërkimin e identitetit: “Mendoj se një pjesë e madhe e tranzicionit tim është ndikimi që gratë me ngjyrë kanë pasur tek unë”,thotë 29-vjeçarja në një intervistë për Them.“Mendoj se hyrja në këtë identi...
<bos>“Më hapi sytë”, i pandehuri për grabitjen e Kim Kardashian shpreh pendesë<eos>
<bos>Gjyqipër 10 të akuzuarit për grabitjen e Kim Kardashian në vitin 2016 në Paris, ka filluar. Sipërmarrësja u lidh dhe u kërcënua me armë në një suitë luksoze në të cilën po qëndronte gjatë Javës së Modës në Paris. Asaj iu morën bizhuteri me vlerë 10 milionë dollarë, përfshirë edhe unaza e fejesës me Kanye West, m...
<bos>Premiera e filmit fantastiko-shkencor ‘Murderbot’<eos>
<bos>Kasti i serialit të ri të Apple TV+ “Murderbot” u shfaq në tapetin e kuq në New York. Në trillerin komik fantastiko-shkencor, bazuar në romanet më të shitura të Martha Ëells, luan aktori Alexander Skarsgård, i cili e përshkroi rolin si një mundësi për t’u çlodhur pas projekteve intensive të njëpasnjëshme. “Pas n...
<bos>Publikohet letra e fundit e Virginia Giuffre<eos>
<bos>Pak ditë pas vetëvrasjes, familja e Virginia Giuffre ka publikuar letrën e saj të fundit. 41-vjeçarja, e cila kishte ngritur një padi kundër princit Andrew për abuzim seksual, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Australinë Perëndimore. Në letrën e shkruar me dorë thuhet: “Nënat, baballarët, motrat dhe vëllezër...
<bos>“U kryqëzua” për udhëtimin në hapësirë, Katy Perry thyen heshtjen: Ndjehem e lënduar…<eos>
<bos>Ylli i pop-it,Katy Perry ka reaguar ndaj kritikavetë bujshme pas udhëtimit të saj për 11 minuta në hapësirë. Ajo pranoi se është ndjerë shumë e lënduar nga të gjitha ato që kishte lexuar dhe dëgjuar, megjithatë siguroi fansat se gjithçka është në rregull. “Ju dua dhe jam rritur bashkë me ju. Dua të dini që unë ja...
<bos>Në prag të Festivalit të Filmit në Venecia<eos>
<bos>Regjisori amerikan Alexander Payne do të kryesojë jurinë kryesore të konkursit në Festivalin e Filmit në Venecia të këtij viti, bënë me dije organizatorët e festivalit. Filmat e Payne, përfshirë komeditë “The Holdovers”, “Sideways” dhe “The Descendants”, janë nominuar për gjithsej 24 çmime Oscar, përfshirë katër ...
<bos>“S’ka më delegime, është një fillim i ri”, Chiara Ferragni rimerr kontrollin<eos>
<bos>Chiara Ferragni është tashmë aksionerja më e madhe e kompanisë së saj. Këtë lajm ajo e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale duke postuar fillimisht mesazhin. “Urime Chiara! Të komunikoj që nga ky moment ke 99% të shoqërisë që ka markën tënde”. Më pas, ajo vijon me një shkrim të gjatë ku thekson se ”nuk ka më...
<bos>U shpall fajtor për vrasjen e saj, dënohet me varje bashkëshorti i këngëtares nigeriane<eos>
<bos>Bashkëshorti i një këngëtareje të njohur nigeriane, Osinachi Nwachukwu është dënuar me varje pasi është shpallur fajtor për vdekjen e saj 3 vite më parë. Ylli 42-vjeçar i muzikës gospel u deklarua se vdiq nga kanceri në fyt, para se familja e saj të publikonte akuza për dhunë bashkëshortore, raportonBBC. Ata akuz...
<bos>Vijon saga e reperit Diddy me drejtësinë<eos>
<bos>Ndërsa gjyqi i reperit Sean “Diddy” Combs për trafikim seksual po afron, avokatët e tij mbrojtës po fillojnë kërkimin për trupë tjetër gjykuese që ende nuk kanë vendosur në lidhje me reperin, pavarësisht mbulimit intensiv mediatik të çështjes së tij. Që prej të hënës me qindra qytetarë të New York janë thirrur në...
<bos>“Jam shumë e vjetër…”, Naomi Campbell nuk do të jetë pjesë e Met Gala 2025?!<eos>
<bos>Naomi Campbellështë një nga figurat më të njohura të industrisë së modës. Ajo ka qenë figura më e spikatur në pothuajse çdo shfaqje, tapet të kuq dhe festë të të famshmëve në dekadat e fundit. Por, me sa duket figura e saj do të na mungojë për një kohë të gjatë. Në një dalje për mediat e huaja, supermodelja ka de...
<bos>“Përjetë me Harry”, Meghan Markle u jep fund zërave për divorc<eos>
<bos>Meghan Markle u ka vënë ‘kapakun’ lajmeve se ajo dhe princ Harry janë drejt divorcit. Gjatë një interviste në një podcast, ajo foli për thashethemet që prej disa kohësh kanë rrethuar çiftin dhe martesën e tyre. “Mendon se do të jesh e martuar përgjithmonë?”,u pyet Markle që tha “Po!”, me shumë entuziazëm. “Ai ë...
<bos>Drew Barrymore zbulon sekretin e ”plakjes së hijshme” dhe rrjeti ‘u mrekullua’!<eos>
<bos>Drew Barrymore ia ka dalë ta ruajë pamjen rinore pa ndihmën e kirurgjisë plastike. Aktorja 50-vjeçare është shprehur në programin e saj, “The Drew Barrymore Show” se nuk është gjendur kurrë para bisturisë. “A mund të na thuash sekretin e plakjes tënde të hijshme dhe të qenët kaq rehat me veten?”,e pyeti dikush ...
<bos>Amal dhe George Clooney drejt divorcit 500 milion $?!!<eos>
<bos>Me njëmartesë thuajse një dekadë,George dhe Amal Clooney krijuan imazhin e një çifti shumë të fortë e të lezetshëm. Megjithatë po qarkullojnë thashetheme për divorc e madje të kushtueshëm mes tyre! Të Hënën e shkuar, aktori deklaroi për “CBS Mornings” se ai dhe Amal nuk janë zënë kurrë, madje përpiqen ndonjëherë ...
<bos>Nicole Kidman, një bukuri e përjetshme<eos>
<bos>Koha ka ndalur për aktoren e njohur Nicole Kidman dhe këtë e vërteton më së miri kjo video e saj e shpërndarë në rrjetet sociale. A post shared by Nicole Kidman (@nicolekidman) Nicole tregon format e saj trupore dhe nuk nguron të realizojë disa poza të nxehta para aparatit fotografik. Komentet kanë qenë të shum...
<bos>“Mezi pres të të shoh sërish në parajsë…”, Justin Bieber humb gjyshin<eos>
<bos>Gjyshi i Justin Bieber, Bruce Dale është ndarë nga jeta ditën e djeshme. Këngëtari i “Sorry“ është duke vajtuar humbjen e gjyshit të tij të dashur, me të cilin duket se kishte një raport shumë të ngushtë. Mes kujtimeve dhe dhimbjes së thellë ai ka ndarë me ndjekësit disa fjalë të ndjera. “Gjysh, unë gjithmonë t’i...
<bos>Ylli i “Harry Potter” bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e fëmijës<eos>
<bos>Ylli i Harry Potter, Rupert Grint është bërë baba për herë të dytë. Familja e tij dhe Georgia Groome ka mirëpritur një anëtar të ri, 5 vjet pas lindjes së vajzës së madhe, Wednesday. Aktori i njohur për rolin e Ron Weasley në sagën e famshme, është parë me beben në krahë në Hampstead, ku në fotot e publikuara ng...
<bos>Kanye West pendohet për fëmijët me Kim Kardashian: Duhet t’i kisha bërë me Paris Hilton<eos>
<bos>Kanye West ka bërë një deklaratë shokuese se “duhet të kishte bërë fëmijë”me Paris Hilton në vend të Kim Kardashian. Reperi e tha këtë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Twitch që më pas u shkëput. Pas kësaj, atij iu ndalua hyrja në platformë. Në internet kanë qarkulluar pjesëza nga transmetimi ku Kanye ...
<bos>Autopsia përfundimtare e Gene Hackman zbulon historikun mjekësor të aktorit<eos>
<bos>Rezultatet e autopsisë përfundimtare të Gene Hackman kanë përcaktuar detajet e historikut të tij mjekësor, dy muaj pasi ai dhe bashkëshortja, Betsy Arakawa u gjetëntë vdekurnë shtëpi. 95-vjeçari kishte “probleme kongjestive me zemrën” dhe “luhatje kardiovaskulare gjatë fazave kronike të hipertensionit, probleme m...